
Qoftë se keni probleme me shpinën, shpatullat, gjunjët, kyçet e këmbëve, kyçet e duarve, bërrylat apo nyje të tjera, fizioterapia jonë është zgjedhja e duhur për ju. Me qasjen tonë profesionale dhe terapitë e personalizuara ju ndihmojmë të lehtësoni dhimbjen, të përmirësoni lëvizshmërinë dhe të riktheni funksionalitetin.
Pas operacioneve ortopedike si dëmtimet e meniskut, këputja e ligamentit të kryqëzuar, artroskopitë e ijeve dhe shpatullave si dhe operacionet e shtyllës kurrizore, ofrojmë fizioterapi të specializuar për një rikuperim të shpejtë dhe efektiv. Ekipi ynë do të planifikojë me kujdes rehabilitimin tuaj dhe do t’ju ndihmojë të rifitoni funksionalitetin e plotë.
Përveç terapive, ofrojmë edhe paketa të ndryshme ushtrimesh të personalizuara për të gjitha patologjitë ortopedike. Specialistët tanë do të hartojnë ushtrime individuale që forcojnë muskujt, përmirësojnë stabilitetin e nyjeve dhe ndihmojnë në menaxhimin e dhimbjes. Së bashku do të ndërtojmë një trup të fortë, të gatshëm për sfidat e përditshme.
Nëse përballeni me tensione ose dëmtime të sistemit muskuloskeletor, ju rekomandojmë terapinë tonë manuale. Terapeutët tanë kanë njohuri dhe përvojë të jashtëzakonshme në trajtimin e këtyre problemeve. Me teknika manuale precize do të eliminojmë ngurtësitë, do të rivendosim lëvizshmërinë dhe do t’ju kthejmë rehati në jetën e përditshme.
Ofrrojmë gjithashtu manipulim të fascieve dhe lirimin e indeve të buta. Terapeutët tanë përdorin teknika të avancuara për të lehtësuar dhimbjen, përmirësuar lëvizshmërinë dhe përshpejtuar rigjenerimin. Për këtë përdorim mjetin inovativ IASTM (çelik inox), që mundëson lirimin efektiv të ngjitjeve muskulore. Besojuni duarve të afta të terapeutëve tanë dhe përjetoni rezultate pozitive.
Probleme si kërcitja, shtrëngimi i dhëmbëve apo okluzioni i dobët i lidhur me qëndrimin e gabuar të shtyllës qafore mund të ndikojnë ndjeshëm në jetën tuaj të përditshme. Trajtimi ynë i specializuar fizioterapeutik për nyjën e nofullës është i përshtatur sipas nevojave tuaja, me synim përmirësimin e funksionit të nyjës dhe zvogëlimin e simptomave përkatëse. Regjistrohuni për një kontroll falas dhe rifitoni rehatinë në aktivitetet e përditshme.
Terapia jonë nuk ndalet te metodat tradicionale. Ne ofrojmë edhe teknika të avancuara terapeutike si Terapia Tecar, Terapia me Laser, Valët e Thella të Goditjes dhe Stimulimi Elektromagnetik me pajisjen TESLA. Këto metoda ofrojnë trajtim gjithëpërfshirës, lehtësim të dhimbjes, rigjenerim të indeve dhe përmirësim të funksionalitetit të përgjithshëm të trupit. Regjistrohuni për një konsultë dhe zbuloni si të arrini shëndetin dhe formën më të mirë.
E hënë - E enjte
E premte
E shtunë - E diel
08:00 - 19:00
08:00 - 16:00
Mbyllur
Të drejtat e autorit © 2025 MD medicina | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Cilësi dhe siguri | Politika e Privatësisë